AKTUALITET, 3 Shtator 2021, 15:09

Koronavirusi në Kosovë/ 26 të vdekur dhe 1448 raste të reja brenda 24 orëve

Koronavirusi në Kosovë/ 26 të vdekur dhe 1448 raste të reja

Kosova ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve me Covid-19.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se nga 12 mijë e 558 testime, 1 mijë e 448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjithashtu është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 26 persona të infektuar me coronavirus.

Sot janë shëruar 1421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119,498.

Në total numri i rasteve aktive të infektuar me coronavirus kap shifrat e 26,525 njerëzve.