AKTUALITET, 24 July 2026, 15:42

Të huajt dhe të miturit, në fokus të inspektimeve/ Muçaj: “Inspektorati 2.0”, kontrolle sipas standardeve të BE-së

Përveç kontrolleve të shtuara në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit, ku është përqëndruar më së shumti Inpektoriati i Punës, kryeinspektori Eljo Muçaj tha se në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti do të ndalen më së shumti edhe te punonjësit e huaj si dhe te punësimi i të miturve.

“Element tjetër i shtuar gjatë periudhës së verës, më shumë po edhe në vazhdim është kontrolli i punëtorëve të huaj, të cilët janë prezentë edhe janë një realitet në inspektimet tona, pasi numri i tyre është në rritje të vazhdueshme nga viti në vit. Por këtu ja vlen të theksohet edhe punësimi i fëmijëve apo i të miturve, a zbatohen, a ka punësim, aty ku është ky punësim a është brenda parametrave dhe masave që përcakton ligji, apo dhe grupet e tjera vulnerabël, përfshirë dhe diskriminimin apo ngacmimin në vendin e punës.”, tha ai.

Paralelisht me kontrollet, Inspektorati synon përafrimin e standardeve të funksionimit me ato të vendeve të Bashkimit Europian. Objektivi është ngritja e të ashtuquajturit “Inspektorati 2.0”, si pjesë e detyrimeve që lidhen me procesin e integrimit europian.

“Një objektiv madhor ku Inspektorati i Punës ka një rol të rëndësishëm që është procesi i integrimit. Në fokusin e Inspektoratit është Inspektorati 2.0, që është Inspektorati i cili do të njësohet me çdo, ose si çdo Inspektorat i një vendi të Bashkimit Evropian. Dhe ky është një objektiv real, i prekshëm dhe ka gjithë fokusin edhe gjithë mbështetjen si të ekipit tonë të këtij institucioni, por edhe të Ministrisë që është Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, e cila është përgjegjëse për punën dhe marrëdhëniet e punës.”, shtoi ai. Paralelisht me kontrollet, Inspektorati synon përafrimin e standardeve të funksionimit me ato të vendeve të Bashkimit Europian. Objektivi është ngritja e të ashtuquajturit “Inspektorati 2.0”, si pjesë e detyrimeve që lidhen me procesin e integrimit europian.