AKTUALITET, 20 Dhjetor 2019, 14:34

Të dielën luan finalen e Superkupës në Arabinë Saudite, Juventus zbret në fushë me fanellën e veçantë


Ditën e diel do të luhet finalja e Superkupës së Italisë mes Juventusit dhe Lacios. Eventi do të zhvillohet në qytetin e Riad, në Arabinë Saudite. Për shkak të ardhurave financiare kjo finale luhet për herë të dytë radhazi në Arabi.

Sakaq, këtë vit Juventusi ka përgatitur një surprizë për të gjithë fansat e saj nga Arabia. Bardhezinjtë do të veshin një fanellë të veçantë teksa emrat e futbollistëve do të jenë të shkruar në gjuhën arabe.

Një mënyrë e zgjuar edhe për të përfituar nga marketingu, pasi kjo lëvizje do të ndikojë edhe te shitjet e fanellës bardhezi në vendet arabe.

“Zonja e Vjetër” është fituesja në fuqi e Superkupës, teksa vitin e kaluar mposhti me një gol të Kristiano Ronaldos, Milanin.