AKTUALITET, 20 Dhjetor 2019, 12:49

U raportua si shpërthim tritoli, por…ishte dushi. Ja çfarë ndodhi sot në Vlorë

U raportua si shpërthim tritoli, por…ishte dushi. Ja


U raportua fillimisht si një shpërthim eksplozivi nga Policia e Vlorës, teksa më pas nga verifikimet përkatëse në vendin e ngjarjes doli që shkak i shpërthimit të jetë dushi.

Një ngjarje paksa e çuditshme, duke marr parasysh dëmet materiale të shkaktuara në banesë, ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të premteje në banesën e Jetnor Devollit, banues në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë.

‘BalkanWeb’ raporton se nga shpërthimi i dushit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Sipas pronarit të banesës, Jetnor Devollit në momentin e shpërthimit të gjithë anëtarët e familjes kanë qenë brenda. Ndonëse familjarët si fillim dyshuan për lëndë plasëse, nga verifikimet e policisë doli se shkaku i shpërthimit ka qenë dushi.

Devolli gjithashtu konfirmon se s’ka konflikte të mëparshme me persona të tjera.