AKTUALITET, 14 Gusht 2021, 18:28

Zjarr në Fushë-Krujë, digjen rreth 30 ullinj

Zjarr në Fushë-Krujë, digjen rreth 30 ullinj

Një parcel me ullinj ka marrë flakë në Kameras të Fushë-Krujës. Mësohet se, deri tani janë djegur 10 dynym shkurre e ferra si dhe rreth 30 rrënjë ullinj.

Po ashtu zjarrfikëset kanë mundur të lokalizojnë zjarrin, por ende janë në flakë shkurret e ferrat.