TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dialogu mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë e Turqisë, është i domosdoshëm dhe duhet mbrojtur.
Është ky qëndrimi i përbashkët i presidentit francez Macron dhe kancelares gjermane Merkel, të cilët u takuan në Berlin në kuadër të këshillit europian të javës së ardhshme.
Një takim i cili shërbeu dhe për të rikthyer vëmendjen mbi pandeminë e koronavirusit, që për Merkel nuk mund të konsiderohet ende pjesë e së kaluarës.
Dhe pse aktualisht duket si e përfunduar, pandemia është ende atje. Për të kuptuar se si gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt, mjafton shembulli i Lisbonës.
Gjithsesi agjenda e këshillit është kryesisht politike.
Si Merkel ashtu dhe Macron janë takuar me presidentin turk Erdogan, gjatë samitit të NATO-s dhe nga të dy u bë apel për bashkimin e forcave në përballjen me disa kriza duke filluar nga Siria dhe Libia.
Një bashkëpunim i vështirë ndoshta por që Berlinin dhe Parisin, më i domosdoshëm se asnjëherë më parë.