TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën apel për ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve për të kryer vaksinën kundër koronavirusit.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë, fton qytetarët të grupmoshë mbi 57-vjeç dhe persona që i përkasin grupeve të riskut të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit, ndërsa thekson se në sheshin “Skënderbej” vijon vaksinimi masiv i qytetarëve.
Postimi i Manastirliut:
Me ekipin e vaksinatorëve që në këto momente janë në shërbim të qytetarëve në sheshin Skënderbej, ju ftojmë të gjithëve ju që ende nuk e keni kryer vaksinën dhe jeni mbi 57 vjeç ose i përkisni grupeve të riskut, të paraqiteni pranë qendrave të vaksinimit, për të vijuar këtë proces jetik.