TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Një lajm i mirë sot për sistemin penitenciar,”- kështu është shprehur ministrja Gjonaj teksa ndan në rrjetet sociale lajmin se në burgjet e vendit ka filluar vaksinimi kundër Covid-19.
“Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat e saj shëndetësore filluam vaksinimin kundër COVID-19 të personave të dënuar.”, shkruan Gjonaj.
Ajo shprehet se dy burgjet e para janë ai i sigurisë së lartë, burgu “Jordan Misja” dhe “Ali Demi” .
“Sot vaksinimi ka filluar në IEVP “Jordan Misja” për kategoritë e të burgosurve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55 vjeç, dhe në IEVP “Ali Demi” për gratë e dënuara.”: shton Gjonaj
Kujtojmë që më herët, në sistemi e burgjeve janë vaksinuar edhe trupa policore dhe stafi civil.
“Proces i sapofilluar pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione.”: përfundon Gjonaj në statusin e saj.