TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë të ditur gjurmët që kanë bërë që grupi hetimor të binte në gjurmët e Redjan Rrajës, që është i dyshuari kryesor në lidhje me atentatin e prokurorit Arjan Ndoja.
E ftuar në “Real Story”, Lala u shpreh se gjurmët e Rrajës u gjetën në një palë syze që ndodheshin në makinën e braktisur nga autorët.
“Një palë syze të gjetura në makinën e braktisur kanë pasur shenja të gishtave të tij. Rraja e ka pranuar që syzet janë të tijat por që është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen,”- tha gazetarja Klodiana Lala.
Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Rraja u zbulua nga ADN-ja e gjetur në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm.