TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Getoar Selimi është një ndër reperët shqiptarë më të dashur për publikun. Ai është konsideruar si babai i repit shqiptar dhe të shumë janë fansat të cilët e ndjekin në çdo hap të karrierës së tij.
Së fundmi Getoari ka marrë një surpizë shumë të bukur nga një fans i tij. Ai ka postuar në Instastory një foto ku tregon se si fansi i tij ka bërë tatuazh gjithë krahun njësoj si ai.
“S’kom fjalë, më ka surprizuar ky djali në Vlorë. E ka bërë dorën e vet si dora jeme”, është shprehur i emocionuar Getoari duke publikuar foton e fansit të tij.
Kujtojmë që së fundmi Getoari është duke shijuar suksesin e këngës “Paris Milano” në bashkëpunim me Majk.
