AKTUALITET, 7 Prill 2019, 18:44

Sadiku bën ‘magjinë’, shënon supergol prej 40 metrash

Sadiku bën ‘magjinë’, shënon supergol prej 40 metrash

Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku i ka surprizuar të gjithë me super golin e realizuar sot nga një distancë prej 40 metrash në sfidën ndaj Bazelit, e cila përfundoi në shifra të barabarta 1-1.

Ai tregoi klasin e tij, duke lëshuar një të djathtë të kalibruar dhe topin e dërgoi në trekëndësh. Portieri mik ngeli thjesht si spektator i çudisë së ‘bomberit’ të kombëtares.

Ndërkohë në organikën e skuadrës së Bazelit ishte edhe Taulant Xhaka. Ky i fundit ka treguar habi duke vënë duart në kokë për perlën e sulmuesit shqiptar. Të dy shqiptarët nuk shpëtuan pa u ndëshkuar në këtë përballje me karton të verdhë.