AKTUALITET, 21 Mars 2019, 22:35

Sulmi me bojë ndaj deputetit që ‘tradhtoi’ LSI-në, Kryemadhi tregon kush mund ta këtë sulmuar: Ka qenë kundërshtar me…

Sulmi me bojë ndaj deputetit që ‘tradhtoi’ LSI-në,

Ka komentuar spërkatjen e me bojë të deputetit të LSI-së, Ralf Gjoni, ditën e sotme. E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi u shpreh se ajo i ka duart e pastra, ndërsa shtoi se mund të jetë diçka e organizuar nga pala tjetër.

“Unë i kam duart e pastra, por është ajo që tha dhe z. Shehi që Rama për t’i bërë eksponentë që të flasin dhe për të larguar vëmendjen nga mungesa e tij prej disa ditësh në Shqipëri, mendoj që mund të jetë edhe një skenar i realizuar prej tij. Dhe të mos harrojmë që z. Gjoni është edhe një nga kundërshtarët kryesorë të Erion Veliajt, Endri Fugës, dhe gjithë grupit tjetër në ‘Mjaft’. Kështu që unë mendoj që mund të jetë diçka e realizuar nga pala tjetër, ose mund të jetë një marrëdhënie e drejtpërdrejtë e z. Gjoni me elektoratin e tij”, tha kryetarja e LSI-së.