TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një stuhi e furishme ka goditur një ishull të Pantelleria, në Itali, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 9 të tjerëve.
Era e fortë, sipas asaj që thonë autoritetet ka shkaktuar shkatërrimin e dhjetëra makinave si dhe dëme të konsiderueshme.
Stuhia ka ndodhur në mënyrë të papritur rreth orës 18 të datës 10 shtator, në zonën mes Campobello dhe Cala Cinque Denti.
Era ka qenë aq e fuqishme sa ka shkaktuar dy viktima, që ishin duke udhëtuar me makina.
Bëhet fjalë për një punonjës zjarrfikës 47 vjeç dhe një pensionist 86 vjeçar. Kryebashkiaku e shpalli të shtunën ditë zie.
[gallery ids="566150,566151,566152,566153,566154,566155,566156,566157,566158,566159,566160"]