TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta para zgjedhjeve të 25 prillit ka deklaruar se nuk do t’ia japë firmën për kryeministër Edi Ramës, edhe nëse ky i fundit merr mandatin e tretë, pa cënuar zgjedhjet e lira.
Por sot Ilir Meta ka ndryshuar qëndrim, është zbutur dhe ka hedhur firmën për Ramën si kryeministër në mandatin e tretë.
Para zgjedhjeve gjatë një interviste televizive, Meta tha se ai nuk do t’ia japë firmën për kryeministër, por do t’i dorëzojë dorëheqjen e tij.
“Deri tani zgjedhjet janë cënuar rëndë vetëm nga Edi Rama. Unë apeloj nga ky moment që të gjithë të reflektojnë, në mënyrë që të lejojmë shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë.
Nëse ai merr 71 mandate, unë firmë për kryeministër nuk ia jap, por do i jap dorëheqjen time. Unë e respektoj vendimin e popullit. Unë do të dal në bulevard dhe ia lë zyrën atij,”- deklaronte Meta.
Presidenti i para 25 prillit dhe Presidenti i sotëm janë si dy botë të ndryshme.
As nuk dha dorëheqjen për të dalë në bulevard me popullin, as nuk pengoi Ramën për mandatin e tretë.
[gallery ids="566119,566121,516909,500922"]