AKTUALITET, 11 Shtator 2021, 10:38

Ilir Meta dekreton Edi Ramën si kryeministër. "Harron" premtimin e dhënë para zgjedhjeve

Ilir Meta dekreton Edi Ramën si kryeministër. "Harron"


Presidenti Ilir Meta ka dekretuar më 11 shtator, Edi Ramën, si Kryeministrin e Shqipërisë, pasi Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 25 prillit.

Meta duket se i ka harruar zotimet, se nuk do ta dekretonte Ramën si kryeministër dhe se më parë, dorëhiqej, sesa të bënte këtë akt.

"Deri tani zgjedhjet janë cënuar rëndë vetëm nga Edi Rama. Unë apeloj nga ky moment që të gjithë të reflektojnë, në mënyrë që të lejojmë shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Nëse ai merr 71 mandate, unë firmë për kryeministër nuk ia jap, por do i jap dorëheqjen time. Unë e respektoj vendimin e popullit. Unë do të dal në bulevard dhe ia lë zyrën atij,”- deklaronte Meta para zgjedhjeve.

Por, presidenti ka vendosur të mos dorëhiqet dhe do të qëndrojë edhe vitin e fundit që i ka mbetur në detyrë.

Një ditë më parë, më 10 shtator, u mbajtën dy seancat e para plenare të legjislaturë së re, ku me 79 vota pro, u zgjodh kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

[gallery ids="566119,566134,566133"]