LIFESTYLE, 13 Shtator 2018, 10:18

Studimi/ Tharëset e duarve përhapin fekale dhe bakterin vdekjeprurës...

Studimi/ Tharëset e duarve përhapin fekale dhe bakterin

Mund tё duken si opsioni mё higjenik pёr tё tharё duart, por tharёsit e duarve, mund tё jenё duke pёrhapur bakterin E.Coli dhe copёza fekalesh sipas njё studimi tё kryer nё tualetet e spitaleve.

Kёrkuesit nё Universitetin e Leeds, krahasuan nivelet e kontaminimit bakterial mes tualeteve qё pёrdornin tharёse duarsh dhe atyre qё pёrdorёn letra. Ata zbuluan se kёto tё fundit kishin nivele mё tё ulta kontaminimi.

Gjithashtu, dyshemtё e tualeteve tё cilёt pёrdornin tharёse duarsh ishin disa herё mё tё ndotura me bakterie rezistente ndaj antibiotikёve. U gjet gjithashtu edhe bakteri E.Coli qё mund tё shkaktojё helmim.

Dyshemetё e spitaleve u monotoruan nё vende si Anglia, Franca dhe Italia ku u gjet se tualetet nё Angli ishin mё tё pёrdorurat dhe me nivelet mё tё larta tё kontaminimit, ndjekur nga Franca dhe Italia.

Profesori Mark Wilcox i Universitetit tё Leeds tha se problem vjen nga njerёzit tё cilёt nuk i lajnё duart si duhet, dhe kur mё pas pёrdorin tharёsen me ajёr, bakteriet pёrhapen nё ambient duke rёnё mbi sipёrfaqe tё ndryshme. Nёse njerёzit i prekin kёto siperfaqe atёherё vihen nё rrezik kontaminimi

/TPZ.AL/