LIFESTYLE, 12 Shtator 2018, 12:10

Legjenda italiane e muzikës: Nuk këndoj më, lamtumirë!

Legjenda italiane e muzikës: Nuk këndoj më, lamtumirë!

Legjenda e muzikës italiane Al Bano Carrisi ka deklaruar se nuk do të këndojë më, ka konfirmuar largimin nga bota e muzikës.

Lajmin e bëri publik gjatë një interviste në emisionin “Mattino Cinque”.

“Po është e vërtetë që prej datës 1 janar do të ndaloj së kënduari,” tha Carrisi.

Në vitin 2017 këngëtari i njohur italian u godit nga një atak në zemër dhe nga ishemia.

Pesëdhjetë e tre vjet karrierë, një jetë me ‘trëndafila dhe gjemba’, si titulli i diskut të tij të fundit dhe një vit që filloi me emocione të forta, pas skualifikimit nga finalja e Sanremos. Pas divorcit nga bashkëshortja Romina Poëer, Al Bano u martua Loredana Lecciso-n 26 vjeçe më të re.TPZ.AL