AKTUALITET, 7 Dhjetor 2018, 08:50

Studentët nuk tërhiqen nga protesta: Të plotësohen të gjitha kërkesat!

Studentët nuk tërhiqen nga protesta: Të plotësohen të

Pavarësisht shfuqizimit të VKM për tarifën e provimeve të mbartura, studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

Studentët kanë bojkotuar edhe sot mësimin dhe pritet të mblidhen sërish në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit në ditën e tretë të protestës së tyre.

“Në orën 10:00 bashkohemi e protestojmë të gjithë para Ministrisë së Arsimit! Nuk ndalemi deri në realizimin e plotë të kërkesave!”- bën apel Lëvizja për Universitetin.

Katër kërkesat e studenteve drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë:

1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.

2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.

3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.

4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentët në bord.