AKTUALITET, 6 Dhjetor 2018, 22:26

Bushati: Falsifikimi i dokumentave nga kompania që fitoi tenderin e Unazës, a i ka shkelur syrin Edi Rama?

Bushati: Falsifikimi i dokumentave nga kompania që fitoi tenderin e

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, u transmetua një investigim tronditës, që tregonte se kompania Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) që ka fituar tenderin për rindërtimin e Unazës së Madhe , ka falsifikuar dokumentat që ka depozituar në QKB.

Bushati tha se tashmë kemi provat e falsifikimit, por ende nuk e dimë nëse Edi Rama, Damian Gjiknuri apo Afrim Qendro kanë qenë në dijeni dhe i kanë shkelur syrin kësaj kompanie mashtruese.

"Aq sa ndoqa unë nga investigimi juaj, dihet se ka një mashtrim, falsifikim. Kompania që do të fitojë 18 milionë euro, ka paraqitur një set dokumentash të falsifikuara. Deri këtu duket totalisht e provuar.

Pjesa e paprovuar është që kjo është bërë në bashkëpunim me kryeministrin, me Damian Gjiknurin, me drejtorin e ARRSH-së?

Unë besoj se është bërë, por duhet të ndajmë pjesën e faktuar nga pjesa që bëjmë deduksion.

Ti, kur projektin thua ma kanë dhuruar, kur tenderin ndërkombëtar e shmang, janë një sërë argumentash, që na çojnë në deduksionin dhe pikëpyetjet, që ky mashtrim, është në mirëbesim me njerëzit që e kanë mirëpritur.

Kemi një kompani, të cilat kryeministri dhe ministri, o i kanë dhënë urdhër o i kanë shkelur syrin".

/TPZ.AL/