TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas publikimit në “Të Paekspozuarit” të investigimit që tregonte se kompania Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) që ka fituar tenderin për rindërtimin e Unazës së Madhe, ka falsifikuar dokumentet që ka depozituar në QKB, ku spikat falsifikimi i letrës së Sekretarit të Shtetit të Delaware, në studio ka patur analizë nga të ftuarit.
Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha se askush nuk të jep përgjigje, dhe kjo vlerë 40 milion euro është pa studim. Më tej Soko tha se vlera e tenderit është vendosur me një sms, dhe vijmë këtu te transferimi për në vendet offshore.
“Fakti që kemi të bëjmë me një kompani që është krijuar si parajsa fiskale, të çon pikërisht te vjedhja.
Në momentin e parë pyes pse 40 milion euro për 2 kilometra rrugë? Si dolën? Si u vendosën? kush i bëri llogaritë për kaq?
Kur ne ngremë këto pyetje, shteti duhet të nxjerr videon, dhe të shpjegoi rrugën, por pyetja më e thjeshtë është çfarë do blesh me 40 milion euro?
Askush nuk të jep përgjigje, dhe kjo vlera 40 milion euro është pa studim, është vendosur me një sms, dhe vijmë këtu te transferimi për në vendet offshore, t'i nuk e zbulon dot kush është pronari i vërtetë,” deklaroi Soko. TPZ.AL