TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, kërkoi anulimin e tenderit pas skandalit të denoncuar mbrëmjen e sotme, për falsifikimin e dokumentave të Departamentit të Shtetit të Delaware, nga kompania Dunwell Haberman (degë e kompanisë DH Albania), e cila ka fituar tenderin për rindërtimin e Unazës së Madhe.
Abilekaj, shtoi se mos anullimi i tenderit, do të tregojë se qeveria është bashkëpunëtore me kompaninë në fjalë.
“Deri në këtë moment nuk mund të akuzojmë qeverinë, mund të quhet edhe paaftësi. Pas daljes së këtij dokumenti nëse nuk tërhiqet tenderi do të kuptojmë se ata janë të gjithë bashkë”, u shpreh Abilekaj.
/TPZ.AL/