TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një babai që shkruan se nuk mund të blejë ilaçin e vajzës së sëmurë pasi është rritur çmimi nga 50 mijë lekë në 240 mijë.
Berisha akuzon kryeministrin Rama dhe ministren e Shëndetësisë që sipas tij kanë pesëfishuar çmimin. Babai që denoncon hallin thotë se vajza ka ndërprerë mjekimin dhe rrezikon jetën.
STATUSI I BERISHËS
Shpirtkatrani Edvin dhe ndrikull shpirtzeza Manastirliu pesëfishojnë çmimin e ilaçit jetik për fëmijën!
Lexoni mesazhin e prindit dixhital. sb
“Z. Berisha jam N. Ndoj nga Lezha. Së pari na la në rrugë të madhe. Së dyti unë kam një vajzë të sëmurë, ka 7 vite që kurohet për htb me ilaç telefovir 250 mg. Kjo kur është dhënë nga Turqia i vetmi ilaç për këtë sëmundje.
Me gjithë çmimet e larta dhe të papërballueshme i kemi marrë për të shpëtuar jetën. Deri në muajin e parë i kemi marrë me 50 mijë lek në muaj. Në këtë muaj kanë ndryshuar këtë ilaç, kanë rritur çmimin nga 50 mijë 240 mijë. Ka 2 javë se vajza ka ndërprerë mjekimin dhe është shumë e sëmurë. Kanë rekomanduar ilaçe të tjerë falas dhe me lekë. Por kurrë për këtë sëmundje. Kjo qeveri bashkëpunon me krimin që këta të sëmurë të vdesin. Skemë krimi. Ju drejtova ju si deputet me shpresë që do e diskutosh në parlament për fat të mirë je mjek. Unë dua të marr këtë ilaç që kam marrë për 7 vjet me çmimin 50 mijë lek pres përgjigje”
