TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Xhorxho Furlani, administratori i Milanit, insiston se nuk ka asnjë ngut për afrimin e një drejtori të ri sportiv. Para ndeshjes ndaj Bolonjës, ai theksoi për mikrofonin e “DAZN” se nuk kishte arsye pse të përshpejtonte këtë proces, pasi Milani ishte në rrugën e duhur.
Pjesë e këtij rrugëtimi që po kthente skuadrën në shina, ishte edhe trajneri Serxhio Konseisao, me Furlanin i cili ka dhënë sinjale se ai mund të konfirmohet në drejtim edhe për sezonin e ardhshëm.
“Sapo mbërriti, fitoi një trofe dhe të mërkurën mund të bëhet trajneri i parë që nga koha e Ançelotit i cili fiton 2 në një sezon. Kjo është gjë që duhet vlerësuar. Tani jemi të përqendruar që të përfundojmë sa më mirë sezonin. Po punon mirë dhe kemi besim absolut te ai”, tha Furlani.
“Drejtori sportiv? Herën e fundit që më është bërë një pyetje për të, jam përgjigjur që po kërkojmë dhe se tema në fjalë nuk kishte urgjencë, por të kërkohej njeriu i duhur. Sot, përgjigjem në të njëjtën mënyrë. Nëse do të afrojmë një figurë të re, do të jetë njeriu i duhur.
Merkato? Ajo fillon shumë muaj më parë, ne kemi kohë që punojmë në këtë drejtim. Merkaton e bën klubi, nuk kemi qëndruar pushim”, theksoi ai.