SPORT, 19 Shtator 2025, 18:52

Akanzhi debuton në Champions me Interin: Zomer na shpëtoi

Akanzhi debuton në Champions me Interin: Zomer na shpëtoi

Manuel Akanzhi ka bërë debutimin e tij në Champions League me fanellën e Interit, në fitoren ndaj Ajaksit. Pas ndeshjes, mbrojtësi zviceran ka folur për faqen zyrtare të UEFA-s, ku ka vlerësuar lart paraqitjen e bashkëkombasit të tij, portierit Jann Zomer.

“Nëse ai top do të përfundonte në rrjetë, do të kalonim në disavantazh 1-0 dhe ndeshja do të bëhej shumë më e vështirë. Zomer na shpëtoi dhe jam shumë i lumtur për të,” u shpreh Akanzhi.

“Ishte e rëndësishme ta mbanim portën të paprekur për t’i dhënë siguri repartit të sulmit që të bënte diferencën.”

Akanzhi u shpreh i kënaqur edhe me mënyrën si skuadra u paraqit në goditjet standarde: “Shënuam dy gola nga goditjet e këndit. Kemi punuar shumë në stërvitje dhe është pozitive që po japin rezultat. Këto detaje mund të na sjellin fitore të rëndësishme.”