TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eleminimi nga Champions League ka sjellë zhgënjim të madh te Barcelona. Pas dështimit ndaj Interit në gjysmëfinale, sulmuesi i katalanasve, Yamal, ka bërë një postim në rrjetet sociale.
“Ne dhamë gjithçka. Këtë vit nuk funksionoi, por do të rikthehemi, mos kini dyshime për këtë. Nuk do ndalemi derisa ta rikthejmë këtë klub aty ku e meriton, në krye.
Unë i mbaj premtimet që jap. Do e sjell trofeun e Champions League te Barcelona. Tani të përqendrohemi te ndeshja e radhës. Të Dielën na pret një tjetër finale”, ka shkruar Yamal.