SPORT, 6 Maj 2025, 16:44

ZYRTARE/ Barça, Liverpuli e Milani presin ftesë për Botërorin e Klubeve! KAS i jep të drejtë FIFA-s

ZYRTARE/ Barça, Liverpuli e Milani presin ftesë për

KAS i Lozanës i ka hapur dritën e gjelbër zgjedhjes së FIFA-s për të plotësuar grupin e skuadrave pjesëmarrëse në Botërorin e Klubeve që organizon këtë verë, pas përjashtimit të skuadrës meksikane Leon.

FIFA kishte përjashtuar këtë klub pasi ishte në varësi të “Grupit Paçuka”, që zotëron është klubin Paçuka në Meksikë, i cili gjithashtu kishte siguruar biletën për turneun. Ankimi i meksikanëve sot është hedhur poshtë nga KAS e kështu do të jetë në dorën e FIFA-s që të bëjë zgjedhjen e saj për turneun.

Pritet që FIFA të zyrtarizojë së shpejti një ndeshje me eliminim direkt mes Amerika De Kali të Meksikës dhe Los Anxheles FC, përkatësisht fitueset e fundit të kampionatit meksikan dhe atij të MLS. Fituesi do të sigurojë vendin e lënë bosh nga Leon në listën e skuadrave pjesëmarrëse të turneut.