TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Junajtid synon të transferojë yjet e Premier Ligës, Braian Mbeumo dhe Mateus Kunja, për një shumë të kombinuar prej 125 milionë paundësh. “Djajtë e Kuq” do të përqendrohen te përforcimet në repartin ofensiv gjatë merkatos së verës, ndërsa trajneri Ruben Amorim dëshiron të rindërtojë një sulm që ka vuajtur në shënimin e golave.
Junajtid është i gatshëm që të shesë Markus Rashfordin dhe Antonin, të cilët u huazuan në janar, ndërkohë që Rasmus Hojlund dhe Alehandro Garnaço janë përfolur për transferime të mëdha. Mungesa e efektivitetit në sulm u pa sërish në disfatën dramatike 4-3 ndaj Brentfordit të dielën, ku sulmuesi 17-vjeçar, Kido Obi, mori një shans si titullar, por nuk arriti të shënojë.
Drejtuesit e “Djajve” kanë vendosur si objektiva kryesorë Mbeumo dhe Kunja, për të cilët besojnë se mund të transformojnë ekipin e Amorimit. Sulmuesi i Uolvesit, Kunja, 25 vjeç, është përfolur prej javësh me një kalim në “Old Trafford” dhe Junajtid është gati të paguajë klauzolën e lirimit prej 65 milionë paundësh.
Ndërkohë, sipas “The Telegraph”, klubi ka hyrë në garë për të nënshkruar edhe me Brian Mbeumon, kartoni i të cilit vlerësohet 60 milionë paund. Anësori i Brentfordit, i lindur në Francë, por përfaqësues i kombëtares së Kamerunit, ka realizuar 18 gola dhe ka dhënë 6 asiste këtë sezon në Premier Ligë. Edhe pse nuk shënoi ndaj Junajtidit të dielën, ai ndihmoi skuadrën të arrinte fitoren. Interesi i Junajtidit për Mbeumon nuk ka lidhje me interesin e klubit për Kunjën.
Para përballjes në Premier Ligë, trajneri i Brentfordit, Tomas Frank, pranoi se Mbeumo mund të largohet këtë verë, por theksoi se ai nuk do të shitet lirë. “Jam trajneri i ekipit dhe dua që lojtarët e mi më të mirë të qëndrojnë përgjithmonë”, tha Frenk për “Sky Sports”.