SPORT, 6 Maj 2025, 19:19

Portugalia do të ketë një tjetër Kristiano Ronaldo! Djali i ikonës ftohet në ekipin kombëtar

Portugalia do të ketë një tjetër Kristiano Ronaldo! Djali i

Përfaqësueset e Portugalisë do të kenë një Kristiano Ronaldo në radhët e tyre edhe kur ikona e futbollit botëror të vendosë të mos veshë me fanellën e luzitanëve. Djali i tij, Kristiano Ronaldo Zhunior, ka marrë zyrtarisht një ftesë për t’iu bashkuar ekipit përfaqësues.

Djaloshi është ftuar që të marrë pjesë me ekipin U15 të Portugalisë në turneun ndërkombëtar “Vlatko Markoviç” në Kroaci, ku Portugalia do të përballet me Japoninë, Greqinë dhe Anglinë.

Djali i madha i Ronaldos, aktualisht është pjesë e akademisë së Al Nasr, teksa më parë ka luajtur në akademitë e klubeve ku militonte i ati, te Juventus e Mançester Junajtid. Ka qenë vetë ylli portugez ai i cili me krenari ka postuar në rrjete sociale ftesën që i kishte ardhur të birit.