TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vllaznia e femrave debuton për herë të parë në Ligën e Kampioneve, duke u bërë e para skuadër shqiptare për femra që e arrin këtë sukses.
Ditën e sotme, skuadra shkodrane ka njohur rivalet që do të ketë kundër në fazën në grupe, pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës.
Kundërshtarët e saj do të jenë Çelsi, PSG dhe Reali i Madridit, në grupin A, i cili mund të quhet dhe si grupi i ferrit.
Grupi A: Çelsi, PSG, Real Madrid, Vllaznia.
Grupi B: Volfsburg, Sllavia e Pragës, St. Polten, Roma.
Grupi C: Olimpik Lion, Arsenal, Juventus, Zyrih
Grupi D: Barcelona, Bajern Mynih, Rozengard, Benfika.
