SPORT, 2 Tetor 2022, 22:59

Reali i Madridit bën një hap fals dhe humbet kreun

Reali i Madridit bën një hap fals dhe humbet kreun

Vjen dhe ndalesa për Realin e Madridit. "Los Blancos" nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Osasunës.

Edhe pse ishin në avantazh në pjesën e parë me golin e Vinicius Jr (42'), miqtë barazuan me Kiken (51').

Ndërkohë, Reali kishte mundësi të fitonte ndeshjen pas një penalltie të dhënë nga sistemi VAR, por Benzema (79') gaboi nga pika e bardhë.

Reali mban vendin e parë së bashku me Barcelonën me nga 19 pikë, por për shkak të golavarazhit zbret në vendine dytë. 

Reali i Madridit bën një hap fals dhe humbet kreun