SPORT, 8 Prill 2025, 23:01

Fund dramatik në Mynih! Interi mund Bajernin dhe hedh një hap drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve

Fund dramatik në Mynih! Interi mund Bajernin dhe hedh një hap drejt

Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat 2-1 në transfertë Bajern Mynihun.

BAJERN MYNIH-INTER 1-2
85′ Myler / 38′ Lautaro Martinez, 88′ Fratezi

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Interit.

88’ GOOOL INTERI! Kundërsulm i befasishëm i zikaltërve, Karlos Augusto gjen Fratezin i cili devijon para portës. 

85’ GOOOL BAJERN MYNIH! Një aksion i bavarezëve me topin që shkon nga një krah në tjetrin, finalizohet nga Myler i cili gjendet në vendin e duhur, në momentin e duhur. 

82’ Zgjohen bavarezët me një gjuajtje të Myler në zonë e cila bllokohet nga mbrojtësit zikaltër që devijojnë topin në këndore.

80’ Kejn ka një mundësi të rrallë në këtë ndeshje për të gjuajtur i vetëm në kufijtë e zonës, por nuk gjen portën me tentativën e tij. 

75’ Bavarezët bëjnë tre ndryshime me Myler, Gnabri e Boei të cilët hyjnë në fushë në vend të Sane, Guerreiro dhe Kim. Ndërkohë Fratezi merr vendin e Mkhitarian tek Interi.

64’ Guerreiro gjuan nga jashtë zonës, sfera shkon pak mbi traversën e Zomer. 

63’ Lainer harkon nga e djathta në zonë, Goretzka gjuan me kokë por çon sferën mbi traversë. 

57’ Kejn mundohet të përgjigjet pas disa minutave heshtje nga bavarezët por gjuajtja e tij ndalet nga mbrojtësit zikaltër.

56’ Një gjuajtje e fortë e Lautaro Martinez nga e djathta ndalet nga Urbig i cili shpëton portën e tij nga goli i dytë. 

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime te ekipet.

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Interit. 

38’ GOOOL INTERI! Aksion perfekt i zikaltërve me pasimin nga e majta e sulmit që kthehet me thembër nga Turam te Martinez. Ky i fundit gjuan me të jashtmen dhe u jep avantazhin zikaltërve. 

34’ Barela nis Lautaro Martinez drejt portës, Kim ia del të gjejë momentin t’i heqë topin nga këmbët sulmuesit para se të gjuajë.

30’ Një kundërsulm i shpejtë i Interit nxjerr Karlos Augusto të vetëm në të majtën, gjuajtja e tij prek vetëm rrjetën e jashtme të portës bavareze. 

26’ Aksion i rrufeshëm i Bajernit me Olise i cili nxjerr të vetëm Kejn, gjuajtja me të djathtën e sulmuesit anglez ndalet nga shtylla. 

22’ Olise nga e djathta ka përsëri hapësirë të gjuajë, Zomer e ndal dhe pastaj Kejn me kokë nuk gjen portën. 

21’ Çalhanollu provon përsëri nga jashtë zonës, me mbrojtjen bavareze që bllokon sferën.

20’ Dalje e shpejtë e Guerreiro në të djathtën, diagonalja e tij ndalet në dy kohë nga Zomer. 

16’ Olise sheh hapësirë para zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë por që është ballore dhe shkon në duart e Zomer. 

14’ Olise nga e djathta harkon në qendër ku Kejn gjuan me kokë, por çon sferën direkt në duart e Zomer. 

12’ Çalhanollu provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera bllokohet nga mbrojtësit bavarezë. 

6’ Olise gjuan nga e djathta në zonë, sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën e largët.

Bajern Mynih: Urbig; Laimer, Dier, Kim, Stanisiç; Kimish, Goretzka; Olise, Guerreiro, Sane, Kejn

Inter: Somer; Bastoni, Açerbi, Pavard; Augusto, Mkitarjan, Çalhanoglu, Barela, Darmian; Turam, L. Martinez