SPORT, 8 Prill 2025, 21:27

“Do shijoj këtë çerekfinale”, Emery: Do shfrytëzojmë mundësitë tona, ndaj PSG sfidë e madhe

“Do shijoj këtë çerekfinale”, Emery: Do

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery foli në  konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Paris Saint-Germain në Champions. Emery u shpreh optimist dhe besimplotë për këtë takim, pavarësisht se rivali është i nivelit të lartë.

“Klubi jonë është historik në botë dhe kur mbërrita e dija historinë e tyre. E nesërmja do të jetë shumë e veçantë për të gjithë ata që mbështesin Aston Villan, do të jetë një sfidë e madhe për mua dhe lojtarët e mi, por ne kemi besim. Ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë maksimumin nga të gjitha mundësitë tona”.

Emery foli edhe për të kaluarën e tij në Paris: “Kam kaluar dy vjet këtu në Paris, ndihem mirë që jam kthyer. Është hera e parë që kthehem. Është shumë e veçantë për mua, jam shumë krenar për mënyrën se si po kthehem këtu, duke luajtur me Aston Villa në Champions League. Do të përpiqem ta shijoj këtë çerekfinale.”