TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Karlo Ançeloti është shumë i lidhur me Realin e Madridit dhe kjo nuk mund të vihet në diskutim. Ai është i vendosur t’i shërbejë deri në fund klubit të tij para se të largohet për të marrë drejtimin e Brazilit.
Mediat spanjolle kanë bërë me dije se tekniku italian u ka dhënë drejtuesve disa udhëzime në lidhje me merkaton e verës, ku “thembra e Akilit” vijon të mbetet mesfusha dhe mbulimi i boshllëkut të krijuar nga Toni Kros. Pavarësisht se ka tentuar me Valverden dhe Sebajos, askush prej tyre nuk i ka këmbët dhe vizionin e gjermanit.
Ndaj Ançeloti ka piketuar dy emrat që sipas tij do të ndihmonin Realin në sezonin e ardhshëm. Italiani i ka rekomanduar klubit të bardhë firmën me mesfushorin e Njukasëllit, Sandro Tonali ose argjentinasin e Liverpulit, Aleksis MekAlister.