SPORT, 30 Prill 2025, 21:04

Barcelona e shqetësuar para ndeshjes me Interin, Yamal ndjen dhimbje në këmbën e majtë

Barcelona e shqetësuar para ndeshjes me Interin, Yamal ndjen dhimbje

Pak minuta kanë mbetur që nga starti i ndeshjes mes Barcelonës dhe Interit.

Dy skuadrat përballen në gjysmëfinalen e parë në Ligën e Kampionëve.

Barcelona është mikpritëse e Interit, mirëpo ka shqetësime para ndeshjes për katalanasit.

Lamine Yamal ka pësuar një lëndim, pasi është parë duke mbajtur këmbën e majtë.

Ai është parë duke mbajtur muskulin e këmbës së majtë, ndërsa mbetet të shihet nëse do t’ia dalë në këtë takim.