TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ajaccion, ku ish-presidenti i klubit lokal, Alain Orsoni, është vrarë me armë zjarri ndërsa po merrte pjesë në funeralin e nënës së tij.
Sipas raportimeve të France 3, incidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet franceze. Orsoni, 71 vjeç, është qëlluar për vdekje gjatë ceremonisë mortore, duke shkaktuar tronditje të madhe te të pranishmit dhe në opinionin publik.
Alain Orsoni njihej jo vetëm për rolin e tij si ish-drejtues i klubit të Ajaccios, por edhe për të kaluarën e tij politike.
Ai ishte një figurë e njohur dhe shpeshherë kontroverse në vitet ’80, si një nga liderët e Frontit për Çlirimin Kombëtar të Korsikës.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të përcaktuar motivet dhe identitetin e autorit,, ndërsa komuniteti sportiv dhe qyteti i Ajaccios mbeten të tronditur nga humbja e një figure të njohur publike.