TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Al Nasr u mposht me shifrat 3-1 nga Al Hilal i Simone Inzagit dhe Kristiano Ronaldos sa vjen dhe po i shuhet ëndrra për të fituar një titull kampion në Arabinë Saudite.
Por kjo nuk ishte e vetmja gjë që e shqetësoi portugezin, i cili ra sërish pre e tifozëve arabë. Gjatë ndeshjes, fansat e Al Hilal filluan të brohorisnin njëzëri: “Mesi, Mesi, Mesi!”
Ronaldo iu kundërpërgjigj menjëherë duke qeshur me ironi dhe duke iu dërguar puthje, pasi bëri shenjë me buzët. Një moment ky që është bërë viral në rrjet.