SPORT, 20 Nëntor 2022, 23:10

Triumf dhe spektakël, kampioni Vershtapen e mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin në Formula 1

Triumf dhe spektakël, kampioni Vershtapen e mbyll në mënyrën

Maks Vershtapen i Red Bullit ka triumfuan garën e fundit të sezonit në Formula 1 të zhvilluar në Abu Dabi.

Ndërkohë, Çarls Lëklerk u rendit i dyti. Pioloti i skuderisë së Ferrarit ishte më i suksesshëm se shoku i skuadrës, Serxhio Perez.

Leklërk, i cili ishte rivali i Vershtapenit për titull, bëri disa gabime. Teksa gara e fundit e Sebastian Fetelit të Ferrarit përfundoi me dëshpërim. Feteli mori pikën e fundit pasi përfundoi në vendin e 10-të.   Ndërkohë Hemiltoni nuk e përfundoi garën pasi u largua nga pista tri xhiro para fundit. Britaniku e mbyll sezonin pa asnjë fitore për herë të parë në karrierë.

Për sa i përket Vershtapenit, kjo ishte fitorja e 15-të në vitin 2022. Ai kishte siguruar titullin shumë më herët, teksa kjo ishte një fitore prestigji për të.