SPORT, 24 Qershor 2024, 21:18

Spanja kalon në epërsi, shënon Ferran Torres

Spanja kalon në epërsi, shënon Ferran Torres

Spanja ka kaluar në avantazh ndaj Shqipërisë në ndeshjen e cila po luhet në Dusseldorf të Gjermanisë. Një pasim dinak i Dani Olmos në minutën e 12-të bëri që Ferran Torres ta shfrytëzojë atë në maksimum dhe me lehtësi të shënojë përballë Strakoshës për 1-0.

Deri në këto minuta Shqipëria po luante mirë duke ushtruar presion tek kundërshtarët, por ishin të pafat në pësimin e golit.

Shqipëria po përballet me Spanjën në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve, në kuadër të Grupit B në Euro 2024.

Kuqezinjtë edhe pse e vështirë, me një fitore ndaj spanjollëve, do të siguronin një vend në mesin e 16-të ekipeve më të
mira në Euro 2024.

Barazimi me Kroacinë ka ngritur moralin në kampin kuqezi dhe Sylvinho kërkon që të bëjë histori me Kombëtaren e Shqipërisë.

Në anën tjetër Spanja ka siguruar kalimin tutje dhe vendin e parë në grup dhe për këtë pritet të këtë një rotacion më të gjerë në formacionin e dyte.