SPORT, 24 Qershor 2024, 20:39

Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi (VIDEO)

Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si

Shqipëria dhe Spanja takohen në rrethin e fundit të fazës së grupeve, përkatësisht Grupit B të Kampionatit Evropian.

Spanjollët janë fitues të grupit, ndërsa Shqipëria me tri pikë ka pak shanse për të hyrë në fazën e 16 më të mirave.

Tifozët shqiptarë janë euforikë dhe besojnë në kalimin e saj.

Rrugët e Dyseldorfit janë plot me fansat e tyre para se të nisë ndeshja.

Në Gjermani jetojnë shumë shqiptarë. Një prej atyre tifozëve shqiptarë humbi mes spanjollëve, por arriti të përshtatej mirë.

Ai këndoi me spanjollët, kërceu dhe brohoriti.