SPORT, 24 Qershor 2024, 17:46

De Biasi paralajmëron Spanjën: Shqipëria do të japë 101 %, kanë kualitet

De Biasi paralajmëron Spanjën: Shqipëria do të japë 101

Ish-trajneri i Shqipërisë, De Biasi ka folur për “AS”, në prag të sfidës jetike ndaj Spanjës, takim ky që do të luhet këtë të hënë dhe që vlen shumë për fatin e kuqezinjve në Euuropian.

Ai tha se Shqipëria do të japë nga vetja 101 %.

“Ata (Shqipëria) do të japin 101 për qind. Kanë kualitetin në mesfushë, sepse Bajrami, Ramadani ose Asllani i Interit janë shumë të rinj dhe mund të bëjnë gjëra të mëdha. Është grupi më i keq që kanë mundur të jenë” –tha ai.