SPORT, 15 Nëntor 2025, 17:12

SKI/ Lara Kolturi është fenomenale, feston ditëlindjen me vendin e dytë në garën e Kupës së Botës

SKI/ Lara Kolturi është fenomenale, feston ditëlindjen me vendin

Lara Kolturi ka arritur sot një rezultat fantastik në etapën e Kupës së Botës për ski në Levi të Finlandës.

Skiatorja e cila përfaqëson Shqipërinë, ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme 19-vjetorin e saj, duke siguruar vendin e dytë në sllallomin për femra në këtë etapë të Kupës së Botës.

Ajo ka qenë e jashtëzakonshme në të dy raundet, duke siguruar kohën e dytë në zbritjen e parë dhe duke bërë të njëjtën gjë edhe në të dytën, për të mbajtur larg ndjekëset. E vetmja që e kaloi dhe mori fitoren e kësaj etape, ishte amerikania Mikaela Shifrin, e cila regjistroi kohë të jashtëzakonshme për të mbajtur pas Kolturin, që duket se në të ardhmen d të jetë sfidantja për titullin.