SPORT, 14 Nëntor 2025, 14:06

Kilië Mbape shumë pranë rekordit me Francën, 26-vjeçari mund t’i rrëmbejë vendin Olivie Zhirusë

Kilië Mbape shumë pranë rekordit me Francën,

Kilië Mbape shënoi dygolësh mbrëmë për Francën në ndeshjen kundër Ukrainës.

26-vjeçari jo vetëm që arriti në kuotën e 400 golave në karrierën e tij, një arritje e jashtëzakonshme duke pasur parasysh moshën, por gjithashtu iu afrua gjithnjë e më shumë që të bëhej golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Francës. Olivier Zhiru mbajtësi aktual i rekordit, është vetëm dy gola përpara dhe ndeshja e radhës e “Gjelave” kundër Azerbajxhanit mund të jetë ajo që do të barazojë rezultatin.

Ja 10 golashënuesit më të mirë të ekipit francez:

Për sa i përket golave ​​për ndeshje, vetëm Just Fontaine, midis lojtarëve të marrë në konsideratë, është më i mirë se Mbape, pasi ka shënuar 30 golat e tij në 21 ndeshje (1.43 gola për ndeshje). Në rastin e Mbape, mesatarja është 0.59, pasi ka shënuar 55 gola në 94 ndeshje. Kjo mesatare është pak më e lartë se ajo e Mishel Platini (0.57) dhe Jean-Pierre Papin (0.56).