SPORT, 15 Nëntor 2025, 14:10

Shqipëri-Angli si “miqësore luksi”, ekspertët e basteve dhe statistikave thonë fjalën e tyre. Nuk ka surpriza

Shqipëri-Angli si “miqësore luksi”, ekspertët e

Shqipëria dhe Anglia do të mbyllin fushatën kualifikuese në Grupin K, pikërisht nesër. Të dyja përfaqësueset do të masin forcat në stadiumin “Air Albania”.

Ky takim i gjen pa presion kuqezinjtë, pasi siguruan fazën “play off”. Ekspertët e basteve dhe statistikave kanë thënë fjalën e tyre.

Fitorja e Shqipërisë kuotohet 8, ndërsa në anën tjetër Anglia ka koeficientin 1.4. Barazimi është me kuotën mesatare 4.7.

Statistikat ndërkohë i japin 14% mundësi Shqipërisë për një fitore. Anglia dukshëm favorite është me 67% mundësi. Në anën tjetër barazimit i është vendosur 19% mundësi në bazë të situatës aktuale.