TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria do të kërkojë ta mbyllë me kokën lart fushatën eliminatore për Katar 2022 teksa në stadiumin "Air Albania" pret modestët e Andorrës.
Trajneri i kombëtares, Edy Reja ka vendosur edhe për 11-tëshen titullare që do të zbresë në fushë ndërsa italiani ka qenë i detyruar për të bërë disa ndryshime për shkak të lojtarëve të dëmtuar apo të pezulluar. Kështu, nga ndeshja e kaluar janë konfirmuar vetëm tre lojtarë dhe fjala është për Strakoshën, Hysajn dhe Uzunin.
Ndërkohë, nga minuta e parë një fanellë titullari i është besuar dy lojtarëve të Tiranës, Erjon Hoxhallari dhe Taulant Seferi, ndërkohë që në mbrojtje ka vend edhe për Dermakun e Mihaj.
Sakaq, në mesfushë Ramadani do të ketë detyrat organizuese teksa përkrah tij do të aktivizohet edhe Qazim Laçi. Nga ana tjetër, rikthehet si titullar Odise Roshi dhe Çekiçi.
Formacione zyrtare:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari, Roshi, Ramadani, Laçi, Uzuni, Cekiçi, Seferi. Trajner: Edy Reja
Andorra: Gomes, San Nicolas, Llovera, Garcia, Alavedra, Cervos, Martinez, Vieira, Pujol, Alaez, Rosas. Trajner: Koldo Alvarez.
