SPORT, 15 Nëntor 2021, 14:18

E mërkura do të rikthejë Kupën e Shqipërisë, gjysma e ndeshjeve do të jenë beteja

E mërkura do të rikthejë Kupën e Shqipërisë,

Kupa e Shqipërisë rikthehet të mërkurën dhe ka disa ndeshje që janë interesante në kthim.

Të gjitha duelet luhen prej orës 13:30.Në grupin A Partizani dhe Teuta mendohet ta kenë të lehtë, pasi i kanë fituar sfidat e para ndaj Besëlidhjes dhe Korabit.

Tirana-Dinamo, derbi i kryeqytetit, mbetet për t’u parë, edhe pse blutë kanë triumfuar 2-0 në ndeshjen e parë. Skënderbeu-Bylisi gjithashtu është e hapur, pasi ndeshja e parë ka përfunduar 1-1.

E mërkura do të rikthejë Kupën e Shqipërisë,

Në grupin B Vllaznia dhe Laçi e kanë hedhur një hap drejt kualifikimit, pasi kanë triumfuar në Pogradec e Berat. Edhe për Kastriotin, që ka barazuar 0-0 në Vlorë me Flamurtarin, kualifikimi është më pranë.

Kukësi-Egnatia, që do të luhet në stadiumin “Flamurtari”, është nga më tërheqëset. Rrogozhinasit e kanë fituar 3-1 ndeshjen e parë dhe verilindorët do tentojnë  triumfin e pastër 2-0 për t’u kualifikuar.

E mërkura do të rikthejë Kupën e Shqipërisë,