SPORT, 15 Nëntor 2021, 14:32

"Katar 2022"/ Ronaldo nuk ka dyshime: Portugalia do të shkojë në Katar

"Katar 2022"/ Ronaldo nuk ka dyshime: Portugalia do të

Është një moment i keq për Cristiano Ronaldon dhe Portugalinë. Për të siguruar biletën për në “Katar 2022”, është i nevojshëm edhe një sforcim në fazën play off. Fenomeni portugez nuk dorëzohet dhe inkurajon shokët e tij pas disfatës me Serbinë.

“Futbolli na ka treguar se, ndonjëherë, rrugët më të vështira të çojnë tek rezultatet e dëshiruara”, shkruan CR7 në Instagram. “Rezultati i djeshëm ishte i vështirë, por jo i mjaftueshëm për të na rrëzuar. Objektivi për të qenë në Kupën e Botës 2022 është ende i gjallë dhe ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të shkuar atje. Nuk ka justifikime. Portugalia do të shkojë në Katar”.

Nuk mjaftuan problemet dhe kriza e rezultateve me Manchester United, tani CR7 nuk po kalon një moment delikat edhe me kombëtaren e tij. Për habinë e të gjithëve, Portugalia u thyer nga Serbia në minutën e 90-të, edhe pse kishte kaluar në epërsi që në minutën e 2-të me golin e Renato Sanchesit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)