TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është hedhur këtë të enjte në Zyrih të Zvicrës shorti i “play-off”-it të Botërorit 2026, ku Shqipëria ka mësuar kundërshtarin e saj.
Kombëtarja kuqezi do të ndeshet me Poloninë në një sfidë vendimtare për ëndrrën e kualifikimit në Kupën e Botës.
Kjo është herën e parë në histori që Shqipëria merr pjesë në fazën “play-off” të një Kampionati Botëror, duke shënuar një arritje të madhe për futbollin shqiptar. Kuqezinjtë do të kërkojnë të bëjnë të pamundurën për të siguruar një vend në fazën e grupeve.
Në rast kualifikimi, në finalen e play-off luajmë ndaj fitueses së çiftit Ukrainë-Suedi.
Edhe Kombëtarja e Kosovës ka mësuar sot kundërshtarin e saj në gjysmëfinalen e “Play-Off”-it të Kupës së Botës 2026.
Në shortin e hedhur në Zyrih, “Dardanët” do të përballen me Sllovakinë, në një duel tejet të fortë dhe vendimtar për vazhdimin e ëndrrës botërore.
Në rast kualifikimi, Kosova do të luajë finalen e play-off-it kundër fituesit të çiftit Rumani – Turqi, një sfidë që do të vendosë fatin e biletës historike për në Botërorin 2026.
Botërori i vitit 2026 do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.