TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Raundi i dytë i Kupës së Shqipërisë solli sot dy përballje, ku Flamurtari dhe Laçi arritën të konfirmojnë statusin e tyre si pretendente, duke siguruar pa shumë vështirësi kalimin në fazën tjetër të kompeticionit.
Flamurtari regjistroi një fitore të thellë ndaj Tomorit, duke shënuar plot 4 gola në pjesën e parë dhe 5 të tjerë në të dytën. Me rezultatin 9-0, vlonjatët vulosën kualifikimin dhe në turin pasardhës do të përballen me Elbasanin.
Nga ana tjetër, Laçi mposhti Luftëtarin me rezultat 2-0, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë të lojës. Kurbinasit kalojnë kështu në turin e tretë, ku i pret sfida ndaj Bylisit.