TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot do të hidhet shorti për fazën “play off” të kualifikueseve të Botërorit 2026. Janë 22 përfaqësuese nga e gjithë bota, që duhet të fitojnë dy ndeshje në mars për të garantuar një nga gjashtë biletat e mbetura.
Në anën tjetër, fakt është se më 5 dhjetor në Uashington do të hidhet shorti i FIFA-s. Janë dy skenare, që aktualisht po trazojnë rrjetin pasi 6 përfaqësuese mbeten të pakonfirmuara.
Në bazë të renditjes së FIFA-s janë ndarë edhe vazot deri tani.
Ka dy skenare. I pari, akoma i pazyrtarizuar, tregon se të gjithë përfaqësueset e “play off” do të vendosen në vazon e fundit për shortin e 5 dhjetorit.
Skenari i dytë, tregon se do të ketë grupime sipas përfaqësueseve të renditura më mirë. Kështu vetë Italia, ose çdo kundërshtar që mposht “axurrët”, përfiton dhe merr pjesë në vazon e dytë për shortin e dhjetorit. Shqipëria do të ishte përfituese po ashtu, pasi automatikisht do të shmangte vazon e fundit.
