TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi sfidon sot Barcelonën në trasnfertë. Simone Inzagi nuk fshin 4 vite të mrekullueshme me Interin me një javë negative.
Trajneri thotë se ecuria është shumë pozitive dhe ka dëshirë për të zbritur në fushë për të sfiduar një nga ekipet më të mira.
JAVA- “Në katër vite djemtë janë duke bërë gjëra madhështore dhe java e fundit sigurisht që nuk mund ta fshijë rrugëtimin tonë. Sigurisht që në këto 3 ndeshje duhet të bënim më mirë, por jemi këtu duke luftuar për objektiva madhorë. Kishte nga ata që thoshin që, kur erdha unë, nuk do të shkonim dot as mes 4 ekipeve më të mira në Itali. Nuk e kam zakon që të flas keq për klubin dhe për lojtarët. Bashkë me ta dhe tifozët kemi bërë gjëra të mëdha”.
VËSHTIRËSI- “Kur bëhesh gati për të luajtur një gjysmëfinale Champions-i, nuk besoj që është momenti më i vështirë. Ka shumë entuziazëm dhe dëshirë. Duhet të bëjmë më të mirën ndaj një ekipi që është më i miri në botë”.